Kurti për sulmuesit në veri: Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe qëllimet politike

"Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe qëllimet politike e mbështetjen logjistike”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake që i kishin profesionistët serbë të cilët sulmuan Policinë e Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit, janë që të gjitha nga Serbia.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që ta sanksionojë Serbinë lidhur me sulmin e ndodhur në Banjskë, ngase, sipas tij, në rast se Serbia nuk ndëshkohet, atëherë ajo mund ta përsërisë krimin.

“Është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për një bandë kriminale e terroristë, që janë profesionistë me trajnime luftarake. Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe qëllimet politike e mbështetjen logjistike”, ka thënë Kurti.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se sulmuesit të cilët arritën të arratisen, duhet të dorëzohen në organet e Kosovës.

“Të dielën përjetuam një sulm agresioni të bandave kriminale e terroriste të Serbisë ndaj shtetit tonë. Sulmi i orkestruar i bandave të maskuara kriminale e terroriste, vrau zyrtarin tonë policor, rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosi një polic tjetër. Ishte një ditë e rëndë për vendin tonë dhe mbarë kombin tonë. Policisë së Kosovës do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj ashtu siç do t’i mungojë edhe familjes e shoqërisë, por vrasja e tij u kthye në angazhim edhe më të shtuar në luftimin e bandave kriminale e terroriste dhe në fitore të betejës nga Policia e Kosovës. Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar ose janë në ndjekje pasi që ikën. Afrim Bunjaku është heroi më i ri i Kosovës”, tha Kurti.

Si pasojë e përleshjeve të policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika