Kurti për takimin Gjuriq – Radojçiq: Nuk ndodhi në vakum, ai po mbrohet në Serbi dhe nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti në takim me anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës është në rrugën e duhur dhe e rreshtuar drejtë.

“Si popull e qeveri, si orientim e besim punojmë dhe angazhohemi përherë për të shtrënguar e avancuar lidhjet e forta me SHBA-të, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Francën, Turqinë dhe të gjitha shtetet demokratike që na kanë ndihmuar në çlirim të vendit tonë”, thotë Kurti.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Lidhur me këtë, kreu i ekzekutivit thotë se krimineli serb, Millan Radojçiq, është ende i lirë duke u mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia.

“Pamjet e kriminelit Radojçiq duke terrorizuar komunitetin serb, edhe takimi me ambasadorin nuk ndodhën në vakum. Në njërën anë këto paraqesin përpjekjen e vazhdueshme të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë për destabilizimin e rajonit tonë, por janë edhe pasojë direkte për mosndëshkimimn e Serbisë për rastin në Banjskë. Milan Radoiçiq është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia. Ne kemi kërkuar të merren masa, kemi kërkuar ekstradimin e terroristëve që vranë rreshterin policor, Afrim Bunjaku. Deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist”, shtoi ai.

Sipas Kurtit, Kosova është duke e dëshmuar progresin “më të madh” demokratik në rajon.

“Tani kur kontinenti ynë me ndihmën e SHBA-ve po i dëshmon Rusisë përkushtimin për të luftuar dhe mbrojtur demokracinë me çdo kusht, Kosova po dëshmon progresin më të madh demokratik në rajon. Për çdo vend në Evropë dhe botë progresi që ka dëshmuar qeverisja jonë në këto 3 vite do të ishin tregues më së të qartë për t’u konsideruar partnerë dhe aleatë i denjë i Aleancës Transatlantike. Me fqinjët duam marrëdhënie të mira fqinjësore, paqe e reciprocitet e respekt të ndërsjellë”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika