Kurti për takimin me Blinken: Ishte i shkëlqyeshëm dhe i frytshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se takimi me Sekretarin e SHBA-së ishte i frytshëm. Sipas tij, raportet në mes të Kosovës dhe Amerikës kanë hyrë një etapë të re për shkak të zhvillimeve e globale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Takimi me Blinken ishte i shkëlqyeshëm, i frytshëm dhe i përzemërt”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti për mediumin Zëri i Amerikës ka thënë se në vizitën e tij në Amerikë para dy muajve, e kishte ngritur çështjen se Kosovës i nevojitet mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHAB) në mënyrë që Kosova të arrijë të ballafaqohet me krizën e krijuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Tutje, ai ka theksuar se granit i Mcc-së është i rëndësishëm për Kosovën në mënyrë që të arrijë pavarësi energjetike dhe kjo po ndodhe falë mbështetjes së SHBA-ve.

Kurti ka treguar se çfarë ka biseduar me Sekretarin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken,” Marrëdhëniet e tona të shkëlqyeshme t’i thellojmë e t’i avancojmë me bashkëpunimi ekonomik në shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe SHBA-ve”.

Sipas tij, dy fushat ku duhet të rritet me shumë bashkëpunimi është bujqësia dhe siguria.

Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, do të kalojnë një tjerët nivel për shkak të zhvillimeve globale sipas Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika