Kurti për takimin me Lajçak: Çka ne kemi diskutuar është progresi i Kosovës në raportin e Progresit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se fokusi i tij dhe Lajçak përgjatë diskutimeve ishte në zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Ky takim ishte cilësuar si "një i rregullt" nga ana e Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (Foto: Zyra e Kryeministrit) Foto nga takimet e mëhershme





Çështja e kornizës së marrëveshjes dhe zbatimi i marrëveshjes së energjisë ishin dy temat në të cilat fokusohej takimi i së enjtes në mes Kryeminsitrit Kurti dhe Përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Kryeministri Kurti ka thënë se bazuar në ngjarjet akutale, fokusi i disuktimeve në mes Kurtit dhe Lajçak ishte zbatimi i marrëveshjes për energjinë, ashtu që në Veri të Ibrit të paguhet energjia elektrike.

“Gjithmonë i kemi dy tema të diskutimit. E para korniza e përgjithshme e marrëveshjes dhe e dyta është zbatimi i marrëveshjes së energjisë në mënyrë që edhe në veri të Ibrit të fillojë inkasimi i energjisë. Te çështjet aktuale, fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes për energjinë që edhe atje të paguhet rryma”, ka thënë Kurti.

Krahas kësaj, ai ka thënë se “çka ne kemi diskutuar është progresi i Kosovës në raportin e Progresit”.

Lajçak: Duhet të ketë progres në dialog Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në BE dhe ShBA

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi ka thënë se ky takim ka qenë një takim i rregullt.

Lidhur me takimin, Lajçak kishte thënë se është diskutuar për dialogun dhe se është mirë që të ketë progres dhe normalizim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në Bashkim Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse vëmendja prej dialogut do të zhvendoset.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika