Kurti për tensionet në veri: Policia jonë po bën punë profesionale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në lidhje me situatën në veri ka thënë se policia po bën një punë profesionale dhe se nuk ka ndonjë shkelje nga ana e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën "GlOBSEC" në Bratisllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një diskutim për të ardhmen e Kosovës në kuadër të Konferencës për Siguri Globale në Bratisllavë.

Kurti ka thënë se situata në veri është tensionuar për shkak se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen e dakorduar në Bruksel dhe se sipas tij Vuçiq i ka rënë pishman se e ka nënshkruar marrëveshjen pasi nuk do ta zbatojë atë.

“Situata është tensionuar për shkak se kemi një tekst kogja mirë të përgatitur që është kthyer në marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në njohje de-facto si esencë e saj dhe pastaj e shënuar edhe në konstatimet e mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian por që implementimi po ngec se Beogradi nuk dëshiron ta bëjë këtë gjë”, ka thënë Kurti.

Në lidhje me situatën në veri tutje shefi i ekzekutivit ka thënë se nëse duan të kenë protesta paqësore, atëherë e kanë një kryeministër që është i gatshëm të dëgjojë për kërkesat e tyre.

“Nëse duan protesta paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, ata e kanë një kryeministër që ka qenë gjithë jetën aktivist politik dhe është më shumë se i gatshëm t’i dëgjojë dhe ndoshta të pajtohet me ta”, tha po ashtu Kurti.

Kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, të cilat janë bojkotuar nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika