Kurti: Për tri vjet, eksportet e Kosovës arritën në 2.5 miliardë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, ka thënë se progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë.

Sipas tij, treguesit ekonomikë nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit.

Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritja e tregut.

“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq, kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e mëparshme”, ka shtuar Kurti.

Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore. Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.

Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceranë të sjellin kapitalin në Kosovë.

Ndryshe, mbi 25 kompani po marrin pjesë në panairin e ndërtimit “Swiss Bau 2024”.

Ndryshe, 12 kompani nga industria e drurit po marrin pjesë me mbështetje të KIESA-s, ndërsa kompanitë e kllasterit, të cilat e kanë ndërtuar edhe shtëpinë e Kosovës nga druri për këtë panair, po marrin pjesë me mbështetje të USAID-it./RTK

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika