Kurti për vizitën e Bërnabiqit: Reagim ndaj vizitës sonë në Luginë të Preshevës

Kryeministri i Kosovës ka komentuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bernabiq, në Kosovë. Këtë vizitë, Kurti e konsideron si reagim ndaj vizitës së dy ministrave nga Qeveria e Kosovës në Luginë të Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të homologes së tij, Bërnabiq në Veri të Mitrovicës.

Në një konferencë për media së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ku të dy shpalosën pakon për përballjen e inflacionit, Kurti ka thënë se vizita e homologes së tij është një përgjigje ndaj vizitës së ministrave të qeverisë në Luginën e Preshevës.

“Zyrtarët e qeverisë do të shkojnë të hënën. Përshtypja ime është që kur e kanë kuptuar që do të shkojnë ministrat e mi atje, edhe ata kanë kërkuar që të vijë Bërnabiqi”, ka thënë Kryeministri Kurti.

Kurti ka thënë se ndryshimi i agjendës së Kosovës do të ishte një varësi ndaj Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, që ta vizitojë Kosovën me datën 5 shtator të këtij viti.

Me rastin e konfirmimit të vizitës së saj, Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ftuar Kryeministrin Kurti për një vizitë dyditore në Luginën e Preshevës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika