Kurti për vizitën e Rau në Kosovë: Kënaqësi ta mirëpresim për një vizitë miqësore dhe historike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i jashtëm polak Zbigniew Rau janë takuar sot (15 korrik) dhe kanë biseduar mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të jashtëm polak, Zbigniew Rau

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, të premten e 15 korrikut ka pritur në takim ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau.

“Kënaqësi të mirëpresim ministrin e Jashtëm të Polonisë për një vizitë miqësore dhe historike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti ka shtuar se në takim është diskutuar edhe avancimi i raporteve dypalëshe.

“Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për liri, ne patëm një diskutim mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona”, thuhet mes tjerash në postimin e Kurtit në Twitter.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika