Kurti për vrasjen e gruas shtatzënë: U vra nga burri i saj, u shua një jetë që po sillte një jetë tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rastin tragjik të vrasjes makabër që iu bë një gruaje shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Kurti u shpreh se ajo u vra nga burri i saj në oborrin e spitalit aty ku parashihet që të shërohen njerëzit.

“Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor”.

Ai tutje ka shkruar se “Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Gruaja e cila ishte shtatzënë u vra në oborr të QKUK-së, nga një person i cili dyshohet se ishte bashkëshorti i saj.

Policia ende nuk ka arritur ta kapë të dyshuarin.

Vrasja në QKUK: Gruaja e vrarë ishte shtatzënë, u qëllua me armë zjarri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika