Kurti për vrasjen e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup: S’mjafton vetëm arrestimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për vrasjen e Liridona Ademajt dhe rastin e kidnapimit dhe vrasjes së një 14-vjeçare në Shkup, ka kërkuar një përqendrim të veçantë në drejtësi për raste të tilla dhe dënim meritor për të parandaluar përsëritjen e krimeve të dhunshme ndaj grave dhe vajzave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në Prishtinë dhe kidnapimin e më pas vrasjen e 14-vjeçares në Shkup.

Ai ka thënë se “vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj” dhe “kidnapimi i 14-vjeçares” në Shkup i kanë renduar mendjet dhe zemrat e të gjithëve.

Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e kthimit të drejtësisë në këto raste, duke pohuar se porositësit dhe kryesit e vrasjes së Ademajt janë kapur dhe vendosur prapa grilave.

Ndërkaq, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për faktin që vetëm arrestimi nuk është mjaftueshëm dhe ka theksuar se duhet një përqendrim i veçantë në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ai ka thënë se gjykatat duhet të trajtojnë këto çështje me prioritet dhe të ndëshkojnë me vendosmëri ata të përfshirë në akte të tilla kriminale.

Gjithashtu, Kurti ka ngritur një shqetësim mbi “butësinë e dënimit” dhe ka kërkuar një përmirësim të sistemit të drejtësisë, duke theksuar nevojën për dënime më të rrepta që do të ndikojnë në parandalimin e përsëritjes së krimeve të tilla.

“Vrasjet e fundit, vrasja e porositur e Liridona Ademajt nga burri i saj dhe kidnapimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, na ka rënduar mendjet dhe zemrat tona. Porositësit dhe kryerësit e rastit të Liridonës janë zënë e janë vënë prapa grilave. Policia syçelë si kurrë njëherë, po vepron shpejt e me efikasitet të lartë. Por s’po mjafton vetëm arrestimi. Sepse ata po e dinë që ka raste të të ngjashme e jo të pakta, kur kriminelët lirohen e veprat po përsëriten edhe më rëndë se herën e parë”, ka deklaruar Kurti, transmeton EO.

Ai ka përfunduar deklaratën e tij duke theksuar se drejtësia është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike, dhe ka shprehur dëshirën për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi ku dhuna ndaj grave dhe vajzave eliminohet dhe ndëshkohet me vendosmëri.

“Kemi nevoje që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, ka deklaruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika