Kurti për William Walker: Diplomatët e së vërtetës, janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve

Sipas, Kurtit, Wliam Walker është diplomat i të vërtetës dhe mik për popujt e robëruar dhe armik  i diktatorëve

Kryeministri Albin Kurti (majtas), ish ambasadori OSBE-së William Walker, në Uashington DC më korrik të vitit 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtarë në Uashington e ka takuar ish-ambasadorin  e OSBE-së, William Walker.

Kurtit takimi me William Walkerin i ka ngjallur nostalgji ku ka thënë se ishte sikurse “para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë”.

“Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar në  Facebook Kurti.

Kurti, ka thënë se “është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”.

Për të parin e qeverisë së Kosovës, takimi me William Walker në Uashington DC,  ishte kënaqësi pasi me të kanë kujtuar të kaluarën dhe kanë diskutuar për të tashmen dhe të ardhmen ku sipas Kurtit, këta të dy kanë ndarë shpresën dhe shqetësimit që mund të vinë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika