Kurti për zgjedhjet në veri: Kishte shantazh e frikësim nga Beogradi, prandaj dalja ishte e ulët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e falënderoi KQZ-në dhe policinë për organizimin e zgjedhjeve, por fajësoi Serbinë për numrin e ulët të votuesve dhe bojkotin e procesit të zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e fundit komunale në katër komunat e veriut të Kosovës.

Ai e falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) për organizimin e zgjedhjeve, teksa për numërin e ulët të votuesve e fajësoi Serbinë.

Ai tha se bojkoti i procesit të zgjedhjeve ishte imponuar nga fushata kërcënuese e Serbisë dhe strukturave kriminale në veri, të cilat i quajti si vegla të Beogradit.

“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit, andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, shkroi Kurti.

Kurti i uroi kryetarët e rinj, teksa premtoi se Qeveria do t’i përkrahë dhe do t’i ndihmojë në punët e tyre.

“Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, u shpreh Kurti.

Në zgjedhjet e së dielës, dy komuna i ka fituar VV-ja, kurse dy të tjera PDK-ja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika