Kurti përjashton koalicionet pas zgjedhjeve: Pritjet për 500 mijë vota janë reale

Kryeministri Albin Kurti ka përjashtuar çdo mundësi për koalicione paszgjedhore, duke deklaruar se partitë opozitare nuk janë reformuar dhe se sulmet e tyre ndaj qeverisë e bëjnë të pamundur një bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 nuk sheh mundësi për koalicione paszgjedhore.

Sipas Kurtit, partitë opozitare nuk janë reformuar dhe sulmet e tyre ndaj qeverisë aktuale e bëjnë të pamundur një bashkëpunim të tillë.

“Ne nuk shohim mundësi që të kemi koalicione paszgjedhore, prandaj edhe i kemi bërë ato parazgjedhore, me partinë Guxo dhe Alternativa, me të cilët kemi bashkëqeverisur në këto katër vjet dhe i kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri-tjetri”, deklaruar Kurti në një intervistë për KP.

“Nganjëherë të trija bashkë, PDK, LDK dhe AAK, në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh se, sidomos në muajt e fundit, sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik, ndaj eksponentëve të subjektit tonë politik, ndaj qeverisjes sonë të mirë e demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin tjetër, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm”, ka deklaruar tutje Kurti.

Kurti shfaqi besim të lartë për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, duke shpresuar që partia e tij ta tejkalojë rezultatin e vitit 2021, kur VV fitoi 438 mijë vota.

Ai e konsideron të realizueshëm synimin për të arritur gjysmë milioni vota.

““Ne presim ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2021 për shkak se para katër vitesh i kishim 438 mijë vota dhe besoj që është reale që të presim që të kemi rritje, prandaj e kemi vendosur këtë synim prej gjysmë milioni vota në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025…Jemi qeveria e parë që e çon mandatin deri në fund, dhe kjo është dëshmi e qeverisjes së mirë dhe demokratike”, ka theksuar Kurti.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të shohin Lëvizjen Vetëvendosje duke garuar me një listë të përbashkët me partitë Guxo dhe Alternativa.

Kurti u shpreh optimist se bashkëpunimi me këto subjekte do të çojë në një rezultat të suksesshëm dhe do të forcojë stabilitetin institucional në Kosovë.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika