Kurti përkujton martirët e masakrës së Bukoshit: Forcat policore të Serbisë i vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Në përvjetorin e masakrës së Bukoshit, kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, ka thënë si jo rrallëherë, Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti

“Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë…Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë”.

Kështu ka shkruar kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjersa ka përkujtuar martirët e masakrës së Bukoshit.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka rithënë se Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës në Kosovë, teksa ka theksuar se kryerësit e këtyre veprave duhet të nxirren para drejtësisë.

“Më 3 maj 1999, oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë. I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’.  Kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e masakrës së Bukoshit. Lavdi!”, ka shkruar Kurti.

Më 3 maj 1999, forcat serbe kishin vrarë 25 burra të fshatit Bukosh.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika