Kurti përkujton masakrat e Paklekut dhe Studimes: Janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka rikujtuar masakrat e Paklekut të ri dhe të Studimes, që u kryen nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Në Paklek të ri janë vrarë dhe zhdukur me forcë dhjetë shqiptarë, kurse për fatin e nëntë të tjerëve ende nuk dihet asgjë.

Në Studime të Shtimes, forcat serbe kishin masakruar 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu, në mesin e tyre, shtatë ishin fëmijë.

Kurti tha se këto masakra sikurse gjithë të tjerat që kanë ndodhur janë dëshmi e krimeve çnjerëzore që i ka kryer Serbia në Kosovë.

Bëhen 24 vjet nga masakra në Studime të Vushtrrisë, ku u vranë 116 shqiptarë nga forcat serbe - Telegrafi - Telegrafi

“Këto masakra, vrasje e zhdukje me forcë, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti u shpreh se “trupi i Kosovës i gjithi është i mbushur me plagë, të cilat për t’u shëruar kanë nevojë për drejtësi. Drejtësia është i vetmi ilaç. Është themeli i qëndrueshëm për paqe”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika