Kurti përkujton Nënën Terezë: Dha ndërkombëtarisht shembullin e bujarisë dhe të vlerave të kombit shqiptar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar veprimtarinë humaniste dhe jetësore të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut. Teksa ka shtuar se Nëna Terezë ka dhënë shembullin e bujarisë dhe të vlerave të kombit shqiptar.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Nëna Terezë është një shembull i mirësisë dhe i thjeshtësisë, që e arriti ta bëjë atë që mendohej si e pamundur.

“Humaniste dhe zemërmirë, shenjtore dhe punëtore. Ishte Nëna Terezë, e cila ndërkombëtarisht dha edhe shembullin e bujarisë e vlerave të kombit shqiptar. Vepra e saj është më shumë sesa jetë e vënë në shërbim të përçimit të paqes dhe përkujdesjes për tjetrin. Është shembulli i mirësisë dhe thjeshtësisë, që e bëri të arrijë atë që mendohej e pamundur. Mbrëmë, Akademia Solemne në nder të Shën Nënë Terezës, në përvjetorin e ditëlindjes së saj, na ndali për një moment në udhëtimin hap pas hapi te jeta dhe ngjarjet që kanë karakterizuar rrugëtimin e Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, edhe si shqiptarja e parë dhe një nga të paktat gra që është laureuar me çmimin Nobel për Paqe 45 vite më parë”, tha Kurti.

Kurti ka kujtuar laurimin e ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe për Nënën Terezë.

“Kështu shprehej ajo, teksa e pranonte këtë mirënjohje: “Dhe me këtë çmim që kam marrë si çmim paqeje, do të përpiqem ta bëj shtëpinë e shumë njerëzve që nuk kanë shtëpi, sepse besoj se dashuria fillon në shtëpi dhe, nëse krijojmë një shtëpi për të varfrit, besoj se gjithnjë e më shumë dashuri do të shpërndahet dhe do të jemi në gjendje të sjellim paqe nëse e kuptojmë këtë gjë, do të jemi lajmi i mirë për të varfrit.”

Duke u udhëzuar nga shembulli i Nënës Terezë, këtë paragraf të saj, le ta lexojmë si thirrje që dashuria fillon në shtëpi, dhe kësisoj, duke i bërë secili prej nesh detyrat tona të shtëpisë sa më mirë që dimë dhe mundemi, le ta bëjmë shtëpinë tonë, vendin tonë dhe Kosovën tonë, një shtëpi, një atdhe dhe një shtet, ku njerëzit mund të jetojnë në mirëqenie dhe barazi, në siguri dhe me drejtësi, dhe ku me ndershmëri mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre paqësore”, vijoi Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika