Kurti: Përkundër dëshmive, kryesit e Masakrës së Dubravës ende të lirë

Duke veҫuar masakrën mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës, u tha se ndonëse të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryesit ende nuk janë nxjerrur para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e dokumentimit në shërbim të memories kolektive, si dhe të drejtësisë për shtypjen politike dhe dhunën e përdorur mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët e angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës.

Po ashtu, u bisedua për mundësitë e dokumentimit për të dëshmuar të vërtetën mbi torturat fizike dhe trysnitë psikike nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra të burgosur shqiptarë.

“Duke veҫuar masakrën mbi të burgosurit politikë në burgun e Dubravës, u tha se ndonëse të burgosurit e mbijetuar e kanë rrëfyer historinë e masakrës bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryesit ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve”.

Në takimin e përbashkët me kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefki Sadiku dhe përfaqësuesit Meriman Braha, Hydajet Hyseni, Xhemajl Pllana dhe Xhevat Bislimi, u bisedua për format e mundshme të mbështetjes për ShBPK-së dhe fuqizimin e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika