Kurti: Përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria aktuale ka treguar veprimet konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje, teksa ka shtuar se "përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje"

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të tryezës me policë, mbrojtësit e viktimave, strehimoret dhe qendrat për Punë Sociale në Hotelin Dukagjini në qytetin e Pejës





“Të gjithë kanë përgjegjësi për dhunën në familje dhe dhunës ndaj grave pavarësisht punës që bëjnë”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të tryezës me diskutim për dhunën, me policë, mbrojtësit e viktimave, strehimoret dhe qendrat për Punë Sociale në Hotelin Dukagjini në qytetin e Pejës.

Shefi i ekzekutivit në këtë tryezë deklaroi se qeveria aktuale ka treguar veprimet konkrete kundër dhunës në baza gjinore e në familje.

“Përmes aktivizmit shoqëror e kemi obligim ta parandalojmë dhunën në familje. Në qoftë se nuk e kuptojmë obligimin për mbrojtjen e grave, atëherë nuk kemi çka të befasohemi me rastet që na ndodhin, të gjithë kemi përgjegjësi për dhunën e tillë pa marrë parasysh punën që bëjmë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, rol mjaft të rëndësishëm në situata të tilla ka Policia e Kosovës, prandaj siç thotë ai, bashkëpunimi luan rol mjaft të madh, gjithashtu edhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës.

“Nuk ka gjë që mund të arsyetojë atë kur vjen puna te njerëzit që paguhen për një punë të tillë, për drejtësinë në Kosovë. Pakënaqësitë tona brenda vendit nuk duhet të jenë pasqyrë në botë”, ka vijuar tutje Kurti.

Kurti ka thënë se gratë dhe vajzat janë shpesh të ekspozuara ndaj dhunës, ndaj bashkëpunimi në tema të tilla është tejet i rëndësishëm.

“Nuk do të lejojmë asnjë edhe viktimë me shumë, sidomos dhunë ndaj grave, ndaj gjinisë femërore”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka përmendur se Kosova renditet e dyta në botë sa i përket sundimit të ligjit.

“Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, Kosova renditet e dyta në botë në përmirësimin e fushës së sundimit të ligjit për vitin 2022″.

Në këtë tryezë ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo ka thënë se se gjyqtarët dhe prokurorët “do të duhej të ishin në krye të detyrës për t’i luftuar këto raste”.

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika