Kurti: Plani evropian e parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se plani evropian e parasheh njohjen de facto të Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e dhënë për mediumin e Shqipërisë TV Klan, ka deklaruar se de facto plani evropian e parasheh njohjen e Kosovës nga Serbia.

Por, ai ka theksuar se ky plan është më tepër një marrëveshje bazike, e cila synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por nuk është një marrëveshje finale.

Kurti ka deklaruar se plani evropian nuk është menduar si marrëveshje finale, por që parashihet njohja de facto.

“Nuk është i menduar si një propozim për marrëveshje finale. Por është një normalizim që ende nuk është normalizim i plotë, meqenëse parasheh, mund të themi, njohjen de facto. Njohjen de facto e kemi aty”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës ka theksuar se ky plan është më tepër marrëveshje bazike, e cila krijon normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, por, sipas tij, jo normalizim i plotë.

Marrëveshja, sipas tij, nëse arrihet do të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja vendet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika