Kurti: Po synojmë t’i mbrojmë qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qeveria është duke punuar që t’i mbrojë qytetarët nga rritja e çmimeve të energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kancelari gjerman Olaf Scholz





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria që ai e drejton, është duke synuar t’i mbrojë qytetarët e vendit nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë në kuadër të Procesit të Berlinit, ku edhe ka theksuar se qeveria është duke tentuar që të ulet kërkesa për energji, e që sipas tij, deri tani është ulur me mbi 6%.

“Si qeveri, ne po synojmë të mbrojmë qytetarët tanë nga rritja e çmimeve të energjisë, por edhe të sigurojmë që të ketë stimuj për të rritur efiçiencën e energjisë dhe për të ulur kërkesën për energji. Këtë vit kërkesa jonë për energji elektrike është ulur me mbi 6%. Ne synojmë ta mbajmë këtë trend, duke subvencionuar familjet që kursejnë energji dhe blejnë pajisje efiçiente për ngrohje”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri i Kosovës foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, për të cilat, tha se do t’i ndihmojnë shumë Kosovës.

“Në kuadër të Procesit të Berlinit, sot, jetësuam Tregun e Përbashkët Rajonal me nënshkrimin e tri marrëveshjeve të mobilitetit: për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë; si dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se marrëveshjet e nënshkruara, duhet të zbatohen dhe se pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet.

Në Samitin e Procesit të Berlinit, Kurti është shprehur me fat që nuk varet nga gazi rus, teksa ka shtuar se Kosova ka nevojë të madhe për importin e energjisë elektrike, sidomos gjatë dimrit.





Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika