Kurti polemikë me Bërnabiqin: Nuk jeni distancuar as nga Millosheviqi as nga Putini

Kryeministri Kurti ka reaguar pas deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq e cila tha se "E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së" duke i thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia ende nuk është distancuar nga Millosheviqi e Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

“Së pari duhet të them se është vendi im nuk janë dy vende. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq në pyetjen e bërë nga udhëheqësi i panelit në Forum tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Gjatë kësaj deklarate të Kurtit kanë duartrokitur të pranishmit, teksa ka thënë se “nuk është e lehtë për ne. Dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë këtë, nëse fqinjët e mi do ishin çekë e jo serbë”.

“Normalizimi është i vështirë, mund të ndodhë, ta zbatojmë marrëveshjen bazë, që jemi pajtuar në Bruksel. Normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit midis realiteti dhe fantazisë, unë këtu nuk mund të kontribuoj”, ka theksuar ai.

Kurti: Atmosfera me vendet mosnjohëse, më e mirë se që ka qenë më parë

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se është duke punuar me pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.

“Jemi duke punuar me këto shtete në aspektin bilateral e diplomatik, atmosfera me këto vende është më e mirë se më parë, këto shtete duhet ti bashkohen shumicës dërmuese të vendeve që na njohin”, ka thënë Kurti.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se është e rëndësishme të ketë njohje reciproke brenda Ballkanit Perëndimor pasi sipas tij njohja “De-facto” dhe “De-jure” janë të ndara në Ballkan kështu që kjo çështje duhet të përmbyllet e të zgjidhet.

Kurti: Kosova ka ulur praninë e policisë në veri, së shpejti zgjedhjet

Tutje, Kurti ka thënë se duhet të ketë shtensionim të situatës Kosovë-Serbi, ku siç ka theksuar ai, Kosova ka kontribuar në këtë duke ulur për 50% praninë e policisë në veri dhe duke patur zgjedhje të parakohshme.

“Pajtohem plotësisht na duhet deeskalimi dhe tashmë për 2 muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm, kemi ulur për 50% praninë e policisë së Kosovës. Shpresoj të kemi zgjedhje të parakohshme, jemi duke bërë fushata të hapura për zgjedhje të hapura demokratike, na duhet ndihma e BE-së”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika