Kurti policëve në veri: Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Policinë e Kosovës në veri për festën e Bajramit. Ai gjatë kësaj vizite është shprehur se përgatitja profesionale është thelbësore për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Policinë e Kosovës në veri të Kosovës për nder të festës së Bajram Kurbanit, ku edhe u ka servuar bakllava, duke thënë se “Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit”.

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.

“Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Kryeministri ka përfunduar duke treguar që diskutimet i kanë vazhduar edhe në qendrën “Belvedere”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika