Kurti: Policia e Kosovës konfiskoi pajisje të rënda ushtarake, operacioni po vazhdon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë operacionit kundër sulmuesve terroristë në veri, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sërë municionesh e armësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë operacionit kundër sulmuesve terroristë në veri, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sërë municionesh e armësh, duke përshirë edhe pajisje të rënda ushtarake.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti ka thënë se operacioni është ende duke vazhduar.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, shkroi Kurti.

Ndryshe, kreu i ekzekutivit bashkë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar kanë ndezur qirinj në nderim të policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveçanit nga grupi terrorist.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën “X”, Kurti tha se sonte u ndezën qirinjtë e vogël për një shpirt të madh.

“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti.

Një zyrtar policor është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e së dielës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika