Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin për gjoba

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e SHBA-ve për shtyrjen e afatit kohor prej dy ditësh për implementimin e vendimit për gjoba ndaj ngasësve të automjeteve me targat ilegale 'KM'

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





</
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka pranuar propozimin Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ta shtyrë vendimin e Qeverisë së Kosovës për gjobat për targat e paligjshme “KM” për 48 ore.

“E pranoj kërkesën e tij [Jeffrey M. Hovenier] për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera)”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit të SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier për angazhimin e tij për zgjidhjen çështjes së targave të paligjshme.





SHBA-të kërkojnë nga Qeveria shtyrjen e vendimit për gjobat për 48 orë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika