Kurti: Prapa sulmit në Ibër-Lepenc qëndron Radojçiq i mbështetur nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas sulmit me eksplozivë në kanalin “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor qëndron Millan Radojçiq dhe grupi i tij terrorist, i cili strehohet dhe mbështetet nga Serbia.

Gjatë një konference për media, Kurti e cilësoi sulmin si një veprim terrorist të planifikuar dhe të financuar nga Serbia, me qëllim të paralizimit të jetës ekonomike dhe energjetike të Kosovës.

“Prapa sulmit me sulmin me eksplozivë në kanalin e Ibër Lepenci qëndron Millan Radojcic dhe grupi i terrorist që po strehohet dhe mbështet nga Serbia. Për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.

Sipas kryeministrit, sulmi është realizuar nga organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, e cila trajnohet dhe financohet nga Serbia.

Organizata terroriste, thekson Kurti, është përfshirë përmes dy grupeve: një që ofroi mbështetje logjistike dhe një tjetër që përfshinte profesionistë të lidhur me strukturat e sigurisë serbe.

“Sulmi është planifikuar paraprakisht nga Radojcic, për realizmin e tij bazuar në të dhënat janë përfshirë dy grupet në kuadër të organizatës terroristë ‘Mbrojtja Civile’, e cila financohet nga Serbia dhe trajnohet atje”, ka thënë Kurti.

“Grupi i parë ka ofruar mbështetje logjistike në terren. Ndërkaq grupi i dytë, disa persona profesionist, ku besohet se ka pasur persona të caktuar nga struktura të sigurisë së Serbisë, të afërta më Millan Radojçiq janë përfshirë në realizimin e sulmit”, ka shtuar Kurti.

Kurti theksoi se shpërthimi me eksplozivë synonte të paralizonte jetën ekonomike dhe energjetike të Kosovës.

“Sulmi me eksplozivë në ‘Ibër-Lepenc’ më 29 nëntor 2024, përmes dëmtimit tërësor të kanalit, kishte për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjetike në Kosovë si dhe shkaktimin e trazirave që do të rrezikonin sigurinë nacionale dhe rajonale”.

Kurti shtoi se përshkallëzimi i tensioneve dhe sulmeve në veri të Kosovës është një vazhdimësi e veprimeve të drejtuara nga Radojçiq.

Ai theksoi se dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, Nemanja Radivojeviq dhe Vladimir Radivojeviq, janë të përfshirë në realizimin e këtyre sulmeve dhe strehohen aktualisht në Serbi.

“Që nga qershori i vitit 2024, që kur kanë filluar të shpërndahen postera me fytyrën e presidentit serb me mbishkrime, ‘komandant suprem, ju presim’, gradualisht është përshkallëzuar në katër komunat në veri përmes grupeve të vogla të lidhura direkt më Millan Radojçiqin. Bazuar në informacionet që posedojnë institucionet e sigurisë në Kosovë, Radojçiq ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri, përmes grupeve të tyre, të cilët kanë marrë pjesë edhe në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Dhe strehohen në Serbi, dhe këta dy persona janë Nemanja Radivojeviq me nofkën ‘Gandi’ dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën ‘Mami’”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika