Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të mbijetuaren e dhunës seksuale gjatë luftës,Shyhrete Tahiri Sylejmani, së bashku me përfaqësues nga organizata që mbështesin të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ku kryeministri u premtoi mbështetjen e vazhdueshme, thuet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.
“Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale, kjo ditë veçanërisht na përkujton dhembjen e madhe që nuk kalon, dhe një plagë të madhe që shteti e ka obligim që ta shërojë”, ka thënë Kurti.
Si viktimë e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman ishte e para që doli të flas hapur për tmerrin që kishte përjetuar. Ajo vazhdon të jetë avokuese e zëshme, me forcën e saj të pashembullt. Me të, u vlerësua edhe rëndësia e mbështetjes së të mbijetuarve për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, në Komisionin Qeveritar.
Në këtë takim të përbashkët me Kryeministrin morën pjesë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, dhe përfaqësuesit/et e organizatave joqeveritare Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Medica Kosova, Medica Gjakova, Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave dhe “Drejtësi për të gjithë”, thuhet në njoftim.
Shënohet Dita e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë