Kurti: Presidenti i Serbisë i ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët

Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët, duke thënë se përfaqësues të Listës Serbe, para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave, por ata, sipas tij, s’e pritën 21 nëntorin datën kur fillojnë ato

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të bojkotimit të institucioneve të Kosovës nga serbët, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët e evropianët.

Ai ka deklaruar se Vuçiq shumë shpesh takohet dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd, dhe se Serbia duke mos qenë vend demokratik, po bëhet vegël e Kremlinit.

Po ashtu, ai ka thënë se duket që ish-zëdhënësi i partisë së Millosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish-ministri i informatave të Millosheviqit, tash presidenti i Serbisë.

“Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka deklaruar Kurti.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, sipas Kurtit, para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave.

“Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka ftuar qytetarët serbë në Kosovë që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se deri më sot, numri i qortimeve apo vërejtjeve ndaj ngasësve të veturave që bartin tabela ilegale në territorin e Kosovës është gjithsej 843.

“Nuk ka pasur asnjë incident dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë”, ka deklaruar Kurti.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, të shtunën kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, vendimin për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët, e ka ngjasuar me situatën në Donbas të Ukrainës në vitin 2014.

“Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014”, ka shkruar ai, në rrjetin social Twitter.

Po ashtu, ai ka thënë se Serbia është duke i detyruar serbët e Kosovës që ta braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.

Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga serbët është kushtëzuar me Asociacionin

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ekziston vetëm një mundësi që ata t’i kthehen institucioneve të republikës së Kosovës, dhe ajo është, kur Kosova do ta miratojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas tij, “serbët e Kosovës nuk e kërcënojmë askënd, por po përpiqemi ta ruajmë qetësinë dhe stabilitetin si dhe të drejtën tonë për qëndrimin tonë në mënyrë të dinjitetshme”.

Më tej, ai ka thënë se në katër komunat veriore, do t’i ndalojnë edhe përfaqësuesit e serbëve në Polici dhe organet gjyqësore si dhe administratën.

Rakiq ka përfunduar duke thënë se janë duke kërkuar nga Republika e Kosovës që “menjëherë të fillojë të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialog mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika