Kurti pret në takim ambasadorët e QUINT-it

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, mëngjesin e së martës i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Temë e diskutimit në këtë takim raportohet të jenë zhvillimet në veri të Kosovës.

Po ashtu, në takim pritet të diskutohet mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje, bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, shkruan EO.

Ndryshe, kreu i ekzekutivit bashkë me ambasadorët e QUINT-it është takuar më 29 maj të këtij viti.

Takimi vjen pas tensioneve në veri, ku në tri komunat e veriut aktualisht po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.

Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.

Ndryshe, ka pasur sulme të shumta ndaj veturave të mediave, policisë dhe KFOR-it. Në to janë vizatuar simbole fashiste, si dhe disave u janë shpuar edhe gomat.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika