Kurti pret në takim ambasadorin Rohde, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, temat aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti pranoi nga ambasadori gjerman Rohde një kopje të librit “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga autorët Enrico Seewald dhe Urs Unkauf, që përshkruan dhe shtjellon historikun e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy shteteve dhe popujve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Krahas falënderimit për librin, kryeministri e ka falënderuar ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt, dhe shtetin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika