Kurti pret në takim deputeten britanike, shpreh mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri Kurti ka pritur në takim deputeten e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns dhe ka shprehur mirënjohje ndaj saj për mbështetjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Kurti e ka falënderuar deputeten britanike dhe ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Duke e falënderuar znj. Kearns për vizitën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Republikën e Kosovës. Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve”, ka njoftuar Kryeministria.

Në këtë takim është diskutuar se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit, të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

Po ashtu, në takimin mes kryeministrit Kurti dhe deputetes Kearns është biseduar dhe për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit të tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika