Kurti pret në takim deputetin shqiptar në Suedi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin shqiptar të parlamentit suedez, Adnan Dibranin, dhe Arbër Gashin, i përfshirë në qeverisje lokale në Suedi, të shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Ata diskutuan për bashkëpunimin me diasporën, ndërlidhjen me vendin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me deputetin shqiptar të parlamentit suedez, Adnan Dibranin, 8 prill 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin shqiptar të parlamentit suedez, Adnan Dibranin dhe Arbër Gashin, aktualisht i përfshirë në qeverisje lokale në Suedi dhe i cili është në pritje të bëhet deputet në parlamentin suedez, në rast të zgjedhjes së Adnan Dibranit në Parlamentin Evropian.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ata po shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Bashkëpunimi me diasporën, roli i tyre dhe ndërlidhja me vendin, si edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, ishin temat qendrore të takimit.

“Pas suksesit në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, me 16 prill, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do t’i nënshtrohet votës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kryeministri Kurti falënderoi Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme dhe deputetët suedezë për angazhimin e tyre në kandidaturën e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme. Adnan Dibrani është njëri nga deputetët, që përfaqëson Suedinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për zgjedhjet evropiane, që do të mbahen në qershor të këtij viti dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes sa më të madhe të diasporës shqiptare në këto të zgjedhje.

Sipas njoftimit, deputeti Dibrani dhe Gashi u shprehën mirënjohës për mikpritjen dhe takimin dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim edhe më të ngushtë përgjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, por jo vetëm.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika