Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Siç njofton kryeministria, në këtë takim është diskutuar për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta.
“Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimin e partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale”, thuhet në njoftim.
Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.