Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Demokratik Ndërkombëtar(NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në fokus të bisedës ka qenë progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave.
“Progresi demokratik në sfera të ndryshme të shoqërisë dhe angazhimi për gjithëpërfshirje gjatë ndërtimit të politikave ishin në fokus të bisedimit. Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet duke përfshirë demokratizimin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu në njoftim thuhet se ky takim ishte i treti brenda këtij viti mes Kurtit dhe Soderberg.
“Ky ishte takimi i tretë për këtë vit në kryeministri ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg, dhe së bashku me komunikimin e vazhdueshëm konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm, dhe kontributin e përbashkët për zhvillim dhe fuqizim të demokracisë”, thuhet në njoftim.