Kurti pret në takim Escobarin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin amerikan, Gabriel Escobar

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka mbërritur në ambientet e qeverisë për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Escobar është parë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Më herët gjatë 13 marsit, në nisje të vizitës së tij në Kosovë, emisari amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai deklaroi se në ditët në vijim në Kosovë “do të takohem me shumë njerëz sepse ka shumë punë që duhet të bëhen”.

Gjatë ditës, ai po ashtu u takua me partitë opozitare në Kosovë.

Çështja e dinarit serb dhe tema të tjera pritet që Escobar t’i diskutojë me Kurtin.

Para nisjes së vizitës në Kosovë, Escobar deklaroi se vendimi i autoriteteve të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb ishte “katastrofik” dhe “jokompetent”.

Ai tha se ShBA-ja nuk e konteston legjitimitetin e vendimit, por ka probleme me mënyrën e zbatimit dhe ndikimin që rregullorja e BQK-së ka në komunitetin serb.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika