Kurti pret në takim eurodeputetin Mandl, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, këtë të premte. Në këtë takim kryeministri Kurti ka theksuar se "pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe eurodeputeti i grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl





Të premten e dy dhjetorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili ka dhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit Kurti dhe eurodeputetit Mandl është biseduar për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

“Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tutje njoftohet se eurodeputeti Mandl ëhtë shprehuri kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika