Kurti pret në takim koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Këtë të premte, kryeministri Kurti ka pritur në takim koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim këtë të premte koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit të ngushtë me UNKT, ndërkohë që u rikonfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

“Znj. Spence përsëriti gatishmërinë e 17 agjencive të Kombeve të Bashkuara që janë të pranishme në Kosovë për të mbështetur synimet e Qeverisë së Kosovës dhe vlerësoi lart bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka rezultuar që Kosova të ketë projekte të përbashkëta me organizatat e Kombeve të Bashkuara në vlerë deri në 46 milionë dollarë vitin e kaluar”. njofton Kryeministria.

Në takim u diskutua edhe për mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit.

Spence theksoi gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur iniciativat e Qeverisë për arsimin gjithëpërfshirës dhe paqebërës, dhe ndau rezultatet e analizës së UNDP-së për nevojat e familjeve të prekura nga përmbytjet.

“Pjesë e bisedimeve gjatë këtij takimi me Kryeministrin ishte edhe diskutimi i mënyrave me të cilat mund të punojnë agjencitë e OKB-së bashkë me qeverinë në mbështetje të fermerëve të vegjël të prekur nga përmbytjet”, thuhet tutje në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika