Kurti pret në takim kryediplomaten finlandeze

FOTO:EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila po qëndron në vend për një vizitë zyrtare.

Kurti e ka falënderuar Valtonen për vizitën e saj dhe mbështetjen e Finlandës ndaj Kosovës, ndërsa ka theksuar se mezi pret thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në fusha ekzistuese.

Në anën tjetër, kryediplomatja finlandeze u shpreh e lumtur për vizitën e saj në Kosovë.

Në këtë takim mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Gjatë ditës, ministrja Valtonen është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani si dhe Zëvendëskryeministren, njëherësh Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika