Kurti pret në takim kryetarin e Morbach-ut, shqiptarin Arianit Besiri

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Arianit Besirin, kryetar i ri i Komunës së Morbach-ut, për ta uruar për suksesin si shqiptar i integruar që kontribuon në jetën politike të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka pritur në takim Arianit Besiri, kryetar i Komunës së Morbach-ut, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se Besiri, shqiptar nga Mitrovica, ishte 1-vjeçar kur ai dhe familja e tij u detyruan të largohen nga Kosova dhe gjetën strehim si refugjatë të luftës në Gjermani.

“Tash ai ka fituar zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach, në landin Rheinland-Pfalz të Gjermanisë në zgjedhjet lokale të mbajtura atje, për më tepër si socialdemokrat. Mërgata jonë tashmë përveçse e integruar mirë në vendet ku banojnë e zhvillojnë veprimtaritë e tyre, po japin edhe një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën shoqërore, politike e ekonomike”, ka shkruar ai në Facebook.

Kryeministri gjithashtu ka thënë se kur e kuptoi që Besiri është në Kosovë, nuk kishte se si mos ta takojë e ta pret në Kryeministri, për ta uruar dhe për ta siguruar për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika