Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë këtij takimi, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka shprehur falënderimin e tij për kontributin dhe bashkëpunimin e ambasadorit Minxhozi gjatë mandatit të tij.
Ai e ka vlerësuar kontributin e ambasadorit Minxhozi në zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, ambasadori Minxhozi ka falënderuar kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të ndërtuar gjatë kohës së tij në Kosovë.
Ata kanë vlerësuar angazhimin e përbashkët për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e ndryshme, duke përfshirë sigurinë, tregtinë, drejtësinë, arsimin dhe kulturën.
Gjithashtu, në takim është theksuar nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve të nënshkruar mes dy vendeve.