Kurti pret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti u takua me komandantin në largim të KFOR-it, Oezkan Ulutash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës komandantin në largim të KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Kurti shprehu falënderimet e tij për kontributin e Ulutashit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Sot pata një takim lamtumirës me gjeneralmajorin Özkan Ulutaş në cilësinë e komandantit të KFOR-it. Shpreha mirënjohjen time për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të çmuar gjatë mandatit të tij. Partneriteti ndërmjet KFOR-it dhe forcave tona të sigurisë mbeten një shtyllë thelbësore për sigurinë dhe sigurinë tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Pas largimit të Ulutashit, KFOR-i do të drejtohet nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani, i cili pritet të marrë drejtimin nga data 11 tetor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika