Kurti pret në takim ministrin britanik për Forcat e Armatosura

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin e Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey, i cili në objektin e Qeverisë hyri bashkë me ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.

Ministri britanik, pas takimit me Kurtin, do të mbajë edhe një konferencë për media.

Heappey fillimisht është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Ndërkaq, të hënën, presidentja Osmani ka pritur në takim senatorët amerikanë, Gary Peters dhe Chris Murphy.

Senatori amerikan, Murphy, pas takimit me presidenten Osmani, ka thënë se Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika