Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur ditën e hënë në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Mehmet Kemal Bozay.
Kryeministri Kurti në takim ka falënderuar zëvendësministrin Bozay, për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, “në shtetforminin, e shtetndërtimin e shtetit të Kosovë, shkruan zyra e kryeministrit”.
“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtetformimit, shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimi me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, thuhet në njoftimin e zyres së kryeministrit.
Rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, në disa fusha përkatëse thuhet se ishte tema kryesore e këtij takimi.
“Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.