Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie.
Chulick është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.
Vizita e saj ka të bëjë me çështjet kritike për marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në platformën X.
Vizita e zyrtares së DASh-it, fokusi te çështjet kritike për marrëdhëniet Kosovë-ShBA