Kurti pret Ramën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Prishitinë pak para fillimit të mbledhjes së përbashkët të të dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në vendpritjen e Qeverisë së Shqipërisë.

Në takimin e tetë mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë pritet të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve.

Pritja ceremoniale e Gardës së Sigurisë së Kosovës

Në vendpritje ka arritur edhe Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë.

 

Ndërkohë, Ministrat e qeverisë shqiptare janë nisur me autobus drejt Kosovës, për të qenë të pranishëm në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive.

Mbledhja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:15.

Siç shihet në foton e publikuar nga vetë ministrat, në autobus janë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi; ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja; ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi; ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka; ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; ministrja e Kulturës, Elva Margariti; ministrja e Transportit, Belinda Balluku; ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika