Kurti prezanton buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Gjakovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se duke qenë buxheti më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, gjatë hartimit të tij, Qeveria është siguruar që ky buxhet të jetë më shumë për të gjithë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e katër dhjetorit bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, buxhetin për vitin 2023 e prezantuan para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Kurti ka thënë se duke qenë buxheti më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë, gjatë hartimit të tij, Qeveria është siguruar që ky buxhet të jetë më shumë për të gjithë.

“Përpos që më shumë për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë e sigurinë, buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë më shumë edhe për komunat. Rreth 100 milionë euro më shumë se këtë vit, parashihet të jetë buxheti për komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Më shumë se vitin e kaluar është planifikuar të jetë edhe buxheti për Komunën e Gjakovës, i cili pritet të arrijë vlerën prej 31 milionë e 558 mijë e 422 euro.

Ndër të tjerash, për vitin e ardhshëm Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka ndarë 11 milionë euro për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë.

“Mbi 2.5 milionë euro janë planifikuar në fushën e arsimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe 1 milion tjera në fushën e sportit, kulturës dhe trashëgimisë, nga ministria përkatëse”, thuhet në njoftim.

Pas prezantimeve fillestare, kryeministri Kurti së bashku me ministrin Murati dhe ministrin Krasniqi patën rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve tyre mbi ndarjet buxhetore dhe projektet për vitin tjetër.​





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika