Kurti pritet në takim nga Cleverly, flasin për zhvillimet e fundit në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, me të cilin ka diskutuar për situatën në katër komunat e veriut të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur të hënën në takim nga sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po temë e këtij takimi.

Kryeministri Kurti e ka njoftuar sekretarin Cleverly për propozimin e tij për shtensionimin e situatës.

Ai ka theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer.

Kurti është duke zhvilluar një vizitë pune dyditore në Britani të Madhe.

Ky ishte takimi i dytë i tij me sekretarin Cleverly. Takimi i parë ishte mbajtur në tetor të vitit të kaluar, po ashtu në Mbretëri të Bashkuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika