Kurti pritet ta takojë kryediplomatin e Turqisë

Kryeministri Albin Kurti pritet të takohet me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, i cili mbrëmë ka mbërritur në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta pres këtë të premte në takim kryediplomatin e Turqisë, Hakan Fidan, i cili ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e Fidan do të takohen në orën 13:30.

Paraprakisht, Fidan do të ketë takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Sipas njoftimit të MPJ-së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”

“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.

Vizita e Fidan në Kosovë ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika