Kurti pritet të takohet me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters

Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, këtë të hënë do të jenë për një vizitë në Kosovë, ku do të priten në një takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti

Të hënën e 22 majit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë në takim senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë.

Takimi pritet të nisë pasditen e së hënës, në orën 15:00.

Pas takimit, sipas njoftimit, do të ketë deklarim për media.

Ndryshe, Kurti kishte zhvilluar një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy, të premten e 3 marsit.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Kurti kishte njoftuar se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet miqësore mes vendeve.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Pata një telefonatë produktive këtë pasdite me senatorin amerikan, duke diskutuar marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe njohjen e djeshme të Kosovës si vendi nr.1 i renditur në BB6 në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, kishte shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ishte takuar me senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin, në kuadër të vizitës zyrtare në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti kishte shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen nga Kongresi e Senati Amerikan për çështjen e Kosovës dhe për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ai kishte potencuar progresin e shënuar përgjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika