Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, ku u theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella duke theksuar se mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur të hënën në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, shefi i ekzekutivit e ka falënderuar  ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë.

Ai e ka vlerësuar angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.

“U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika