Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hungarez

Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze.

Në një komunikatë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti e ka falënderuar ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin Bencze për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme, veçanërisht në edukim, ku dhjetëra studentë nga Kosova po studiojnë në Hungari dhe në kulturë ku përmes marrëveshjeve të ndryshme po zgjerojmë bashkëpunimin”, thuhet në njoftim.

Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kurti i uroi ambasadorit Bencze suksese në angazhimet e tij të radhës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika